Procedohen penalisht tre persona, pasi bllokuan aksin rrugor Elbasan-Librazhd ditën e premte.
Shtetasit L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrierat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, si dhe i kanë dëmtuar ato.
E gjithë kjo ndodhi si pasojë e një proteste që u zhvillua nga banore të zones se Krastes ne dalje te Elbasanit, të cilët kërkuan kërkuan zgjidhje qoftë me një mbikalim apo nënkalim, pasi barrierat e vendosura nga ARRSH i detyrojnë ata që të ecin 4 km për të shkuar në qytet.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";