Banorët e një pallati 12 katësh të lagjes numër 5 në Durrës i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, protestuan këtë të premte.
Ata u mblodhën para Prokurorisë ndërsa hodhën akuza në drejtim të prokurorëve se po zvarrisin hetimet lidhur me pallatin ku ata banonin.
Advertisement
Sipas ekspertizës objekti eshte klasifikuar me shkallë dëmtimi “DS3”, por për banorët ai duhet shembur pasi cilësia e punimeve te ndertimit ka qenë e dobët.
Banorët thanë se lidhur me këtë pretendim ata kanë depozituar edhe një padi në vitin 2018 por që ende nuk është shqyrtuar nga organi akuzës.
Advertisement