Kërkesës për lehtësim të masave kufizuese, iu bashkuan këtë të hënë edhe bizneset e zonës bregdetare të shëngjinit dhe Tales.
Pronarë të bareve e restoranteve u mblodhën para bashkisë së Lezhës, duke kërkuar zgjatje të fashës orare deri në orën 01:00 pas mesnate.
Bëjmë thirrej ta rimendojë dhe njëherë sepse sepse bizneset që janë afër bregut të detit i dëmton shumë dhe bëjmë thirrje se ky orar nuk është i përshtatshëm sidomos për ne që punojmë sezonal.
Ne kërkojmë nga qeveria të shtyjë orarin e darkës. Të paktën deri në orën 01:00. Ky kufizim nga ka demtuar edhe moralisht edeh ekonomikisht. Sepse nuk mund tut hemi klienteve që ta mbyllin dasmën para orës 10:00 se thotë e kam prenotuar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ata thanë se ndodhen në vështirësi financiare pasi prej pandemisë po punojnë me kapacietet të reduktuar.
Është i vetmi muaj që punojmë. Por nuk jemi vetëm ne pala e dëmtuar, janë dyqanet e mishit, ushqimoret, bulmetoret të cilat xhirojnë shumë
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pronarët e bizneseve paralajmëruan përshkallëzim protestash në rast se qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.