Dhjetra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët janë mbledhur para ambasadës ruse në Tiranë, në shenjë proteste kundër vendimit të Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën.

 

Qytetarët e cilësojnë këtë pushtim si dhunim të demokracisë, ndërsa shtojnë se solidarizohen me popullin ukrainas në këtë tubim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pushtimi i Ukrainës përbën agresion ndaj aspiratave të një vendi të pavarur, si dhe një sulm ndaj Europës dhe aspiratave të popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë. Ky pushtim është një dhunim i hapur ndaj vetë demokracisë. Solidarizimi me popullin e Ukrainës është detyrë qytetare e çdo njeriu që beson te vlerat universale të lirisë dhe paqes. Ky është një agresion që vë në lojë mekanizma që cenojnë paqen botërore dhe rrezikojnë jetët dhe mirëqenien e të gjithëve.
Kjo nuk është një protestë kundër popullit rus, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi. Kjo protestë është kundër establishmentit qeverisës diktatorit të Rusisë. Mbi të gjitha, është një tubim për t’u rreshtuar në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë”, deklaruan organizatorët e protestës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";