Shoqeria Civile dhe qytetarë të ndryshëm kanë zhvilluar një proteste këtë të shtunë në Tiranë kundër planifikimit për ta bërë më detyrim vaksinimin për Covid-19 tek disa kategori.
Qindra qytetare, mes tyre shume studente, dolen ne sheshin “Nene Tereza” me banderola kundër detyrimit për të marrë dozat e vaksinës.
Ata u shprehen se është anti-Kushtetuese dhe shkelje e të drejtave të njeriut përcaktimi me detyrim për mjeket, arsimtaret, studentet, e kategori të tjera për tu vaksinuar.
Përfaqësues të shoqerisë civile dhe qytetare I bënë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, të cilin e konsideruan absurd.
Advertisement