Pasditen e sotme në Tiranë, pritet të zhvillohet një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, si buka, kafja, karburanti, energjia.

Pak orë para protestës Ambasada Amerikane ka dalë me një lajmërim për qytetarët e saj. Ambasada këshillon shtetasit e amerikanë që të shmangin çdo tubim.

Ajo që bie në sy është se Ambasada ia ka faturuar Partisë Demokratike organizimin e protestës së ditës së sotme.

“Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë përballë zyrës së Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të shpërndahet dhe në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kohëzgjatja e protestës ëhstë e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.
Shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për tu ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.