Bashkia e Tiranës reagoi pas protestës së disa personave për trajtimin e qenve endacakë.
Mes protestuesve ishte edhe Roza Lati, e cila ngriti zërin për t’i dhënë fund keqtrajtimit të kafshëve.
Mirëpo bashkia i ka publikuar një mesazh Roza Latit, ku një vit më parë i është ankuar Erion Veliajt për qentë endacakë.
“Përshëndetje Erjon. Kemi një problem këtej nga Liqeni, rrugët e biçikletës, që janë afër Gardës, më saktë mu mbrapa Sheratonit. Ka rreth 1 vit që këtej vërdalliset një bandë me qen rrugësh që të bëjnë prit dhe janë gati të sulmojnë. Para një viti kanë qenë më pak në tufë, por muajt kalojnë dhe rriten në numër. Kur dal për vrap me qenin tim shtëpiak, më sulmojnë përditë kjo banda e qenve të rrugës që ka zaptuar territorin. Unë jam ambientalistja nr. 1 për të drejtat e kafshëve, por ENOUGH IS ENOUGH. Ju lutem një nr kontakti për t’i dhënë drejtim këtij problemi sepse edhe tani që po ju shkruaj, po dridhem. Ju falenderoj. Sot postova dhe në instagramin tim (në instaStory) për këtë çështje. Madje i kam kapur në video”, thuhet në mesazhin e Roza Latit.