Edhe në qytete të tjera të vendit pati protesta për rritjen e çmimit të naftës. Me pankarta në duar, qytetarët u grumbulluan në rrugët kryesore.
Në Lezhë, nuk munguan as përplasjet me uniformat blu.
Advertisement
Banorët e Klosit dhe Bulqizës bllokuar rrugët nacionale.
Të indinjuar, ata u shprehen se do ta përshkallëzojnë protestën, pasi rritja e çmimeve ka ndikuar në xhepat e familjeve të tyre.
Advertisement
Përveç naftës, rritja e konsiderueshme e çmimeve të produkteve të shportës bëri bashkë qytetarët në qendër të Pogradecit, të cilët thanë se nuk arrijnë dot të përballojnë jetesën.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Kol Nikolla, tha se nëse qeveria nuk reagon, sindikata do të përdorë të gjitha format deri në realizimin e kërkesave.
Advertisement