Protesta para bashkisë Tiranë, policit i bie të fikët, mjeku i jep ndihmën e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta para bashkisë Tiranë, policit i bie të fikët, mjeku i jep ndihmën e parë

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bën me dije se një polici i ra të fikët. Ka qenë  mjeku Ilir Alimehmeti ai që i dha ndihmën e parë policit.

Ditën e sotme qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk munguan incidentet.

Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.

Advertisement

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë./Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy