Protesta në PD/ Mesila Doda: Rrezik që opozita të kalojë në disidencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në PD/ Mesila Doda: Rrezik që opozita të kalojë në disidencë

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka komentuar protestën e djeshmë në selinë e PD.

 

Doda shprehet se dhuna dhe gazi ndaj demokratëve që po protestonin ishte ç’njerëzore. Për Mesila Dodën dhuna u përdor nga mbështetësit e Bashës që ishin Brenda selisë dhe jo nga protestuesit të thirrur nga Sali Berisha.

 

Advertisement

Sipas saj, sot ekziston rreziku qe opozita te kaloje ne disidence.

 

“Disa te verteta qe nuk mund te rri pa i thene per protesten e djeshme…
-Mos flisni me per dhunen e protestuesve se eshte turp… simboli i asaj proteste ishte Fatmir Merkoci qe hipi ne shkalle per te folur e vene flamurin e PD dhe mori gaz mbytes e karrige kokes si qerasje
-Dhuna dhe gazi ndaj demokrateve ishte cnjerezor. Ai qe u hodh nga brenda selise dhe ai qe u hodh nga forcat e policise, ndaj eshte e turpshme te flitet sot per profesionalizem te forcave te policise. Mqs kane pafytyresine te genjejne e te thone qe nuk ishte gaz ai qe u hodh, di te them qe kjo eshte te marresh shqiptaret per idjot… demokratet u trajtuan ne shtepine e tyre ashtu siç i trajtoi Llesh Kimiku dy vjet me pare
-Futja e policise mes demokrateve ishte akti me i rende ne keto vite demokraci. Zyrtarisht kjo shenon krizen e demokracise shqiptare ku opozita u perthith nga pushteti… Ka shume per te reflektuar por sot ekziston rreziku qe opozita te kaloje ne disidence”, shkruan Doda.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy