Policia ka njoftuar se ka vënë në hetim katër persona si organizatorë të dyshuar të protestës së djeshme kundër rritjes së çmimeve.
“Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë“, njofton Policia.
Kujtojmë se ditën e djeshmë përballë kryeministrisë u zhvillua një protestë kundër rritjes së ccmimeve. Në protestë morën pjesë qindra qytetarë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";