Linela Markaj, bashkë me bashkëshortin e saj, protestoi këtë të martë para spitalit të Burrelit për mungesën e mjekut gjinekolog.
Linela, e cila ndodhet në muajt e fundit të shtatëzanisë, tha se prej afro një muaj nuk ka marrë shërbim.
E pasigurt për të ardhmen e saj dhe të fëmijës, ajo kërkoi nga autoritetet që të merren masa dhe t’i jepet zgjidhje këtij problemi që prek jo vetëm atë por të gjithë rrethin e Matit.
LINELA MARKAJ – BANORE E RRETHIT MAT
Prej pothuaj 7 qershorit kemi shkuar ne drejtori, i kemi pyetur vazhdimisht si une e bashkeshorti, por dhe persona ta tjere. Eshte bere thirrje prej grave shtatezena por na kane lene pas dore.
Lidhur me problematikën autoritetet thanë se e kanë referuar atë pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe se e vetmja zgjidhje është mbulimi i këtij shërbimi me patronazhim nga mjekët e spitalit Rajonal Dibër.
ROLAND META – DREJTOR I SPITALIT BASHKIAK MAT
Deri ne diten e sotme, me mbarimin e kontrates ngelem pa gjinekolog. Sot ka ardhur mjeku i pare dhe sherbimi do jete i mbuluar.
Advertisement
Mungesa e shërbimit Obstetërgjinekologjik në spitalin e Burrelit erdhi si rrjedhojë e përfundimit të kontratës së mjekut gjinekolog në 30 qershor, i cili refuzoi ta firmoste atë.