Ambasada e SHBA-së në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin zonën ku do të zhvillohet nesër protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në mesazhin e shpërndarë, ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të evitojnë “çdo tubim të madh” në kryeqytet.
Njoftimi:
Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022
Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike
Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00
Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.
Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.
Veprimet që duhet të bëni:
Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.
Jini të informuar për vendin ku ndodheni.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.