Ka mbetur më pak se një orë kohë nga orari i caktuar për nisjen e protestës së opozitës kundër qeverisë.
Policia ka nisur zbatimin e planit të masave duke pozicionuar Forcat e Rendit.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton nga terreni se, pas ambjenteve të kryeministrisë janë vendosur 20 automjete të policisë, ndër to edhe automjetet ujëhedhëse që përdoren për shpërndarjen e protestuesve në raste dhune.
Për tubimin e opzoitës janë angazhuar forca policore nga të gjitha komisariatet e kryeqytetit por edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra dhe Fieri.
Në gatishmëri qëndron edhe RENEA.
Një kordon policor do të rreshtohet rreth kryeministrisë për të ruajtur distancën mes protestuesve dhe institucionit, ndërkohë janë vendosur profile metalike në hyrje të saj.