
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur këtë të enjte në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë e Demokratike, ku u shënuan incidente të dhunshme.
Sot, do të pyetet për rolin e tij në organizimin e protestës edhe deputeti Flamur Noka.
Advertisement
Nga ana tjetër, krydemokrati Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi do të paraqiten nesër në Prokurorinë e Tiranës.