Protesta e banorëve të ‘5 Majit’/ Berisha: Qeveria i trajton si armiq, do të vjedhë mbi trullin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e banorëve të ‘5 Majit’/ Berisha: Qeveria i trajton si armiq, do të vjedhë mbi trullin e tyre

Ish kryeministri Sali Berisha mori sot fjalën në Kuvend teksa foli në mbrojtje të banorëve që protestojnë kundër prishjes së banesave.

 

Berisha tha se ata po mashtrohen në mënyrë skandaloze, pasi bashkia dhe qeveria nuk u ofron kontratë apo marrëveshje, por vetëm një vetëdeklarim.

 

Advertisement

“Vetëdeklarimi është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që përdoret ndaj tyre, që qeveria i trajton si armiq. Sillet ndaj tyre sikur është pushtuese. Sillet ndaj tyre duke dhunuar Kushtetutën, ligjet dhe të drejtën e posedimit. Dua të sqaroj edhe njëherë qytetarët shqiptarë. Janë dhjetëra zona të zhvilluara në Tiranë nga ndërtuesit, por nuk kemi pasur protesta individuale ndaj tyre, sepse kanë ofruar kontrata dhe marrëveshje paraprake. Qeveria nuk u ofron marrëveshje sepse do të vjedhë mbi trullin e tyre. Ishin në plan të ndërtoheshin ndërtesa 7-katëshe, janë bërë 35-katëshe dhe prapë nuk ngopen duke vjedhur qytetarët. Ky është një akt i turpshëm, në të cilin kreu i Meduzës dhe oligarkët e Lul Bravës janë bashkuar prej ryshfetit. Ky parlament duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve,” tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy