Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik.
Jashtë Kuvendit, Alibeaj u shpreh se Berisha duhet të protestojë për non gratat e PS. Sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë.
“Unë protestoj sot, kam protestuar dje. Berisha te protestojë për non gratat e PS. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu, pa frikë. Unë do të protestoj në çdo rast. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë. Isha i drejtpërdrejtë.
Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj Çet Kastratit dhe gjithë oligarkëve”, tha Alibeaj.