Pronat e Kishës Serbe në Mal të Zi, tashmë me një shpëtimtar: Quhet Dritan Abazoviç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pronat e Kishës Serbe në Mal të Zi, tashmë me një shpëtimtar: Quhet Dritan Abazoviç

Ligji mbi Lirinë e Fesë, miratuar nga Parlamenti malazez për herë të dytë të mërkurën, do të mbrojë pronën e Kishës Ortodokse Serbe (SOC), tha Zv.kryeministri Dritan Abazoviç.

“Eshtë mirë që ky ligj është miratuar, kështu që ne tani mund ta vendosim këtë temë ad acta dhe të merremi me gjëra të tjera,” i tha ai TV Prva në Serbi.

Ai tha se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nuk mund të krijojë më probleme me këtë ligj dhe se ai tani duhet ta dekretojë atë.

I pyetur nëse ai ishte “kryeministri i vërtetë i Malit të Zi”, ai u përgjigj se nuk ishte i tillë.

Advertisement

“Jo, unë nuk jam kryeministri i Malit të Zi. Unë jam Zv.kryeministër, dhe kryeministri është profesor Zdravko Krivokapiç”, tha Abazoviç.

Ai vlerësoi se qeveria e re në Mal të Zi ka bërë shumë dhe se nuk është e mundur të vendoset një sistem skandinav në vend brenda 30 ditësh.

Por, siç tha ai, gjëja më e rëndësishme është që sistemi filloi të shpërbëhej.

Ai thotë se stabiliteti i financave publike është vendosur dhe se lufta kundër korrupsionit po jep rezultate.

Advertisement

Kur u pyet nëse dhe kur do të vijë në Serbi, ai me shaka u përgjigj “Do ta bëj, posa të më telefononi” dhe shtoi se kishte vështirësi për të ardhur për shkak të COVID-19, por se ai shpresonte që situata të ndryshonte së shpejti për të ardhur në Serbi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy