Pronat e Ahmetajt mbeten të bllokuara/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e familjarëve të ish-ministrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pronat e Ahmetajt mbeten të bllokuara/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e familjarëve të ish-ministrit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e partneres dhe ish-gruas së Arben Ahmetaj në lidhje me sekuestrimin e pronave të tyre.

 

Konkretisht Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë për lirimin e vilave në Hamallaj dhe në Palasë, të cilat u sekuestruan nga SPAK në bazë të hetimeve ndaj ish-numri dy të qeverisë.

 

Advertisement

Ndërkohë Arben Ahmetaj vijon të jetë në kërkim. Pak ditë më parë ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton të jetë larguar jashtë vendit.

 

Ahmetaj akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy