Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 1.8 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit A.M. të cilat dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale.
Shtetasi A.M dyshohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprimeve të kryera për të mbuluar origjinën reale të pasurive në zotërim të drejtpërdrejte apo të tërthortë prej tij.
Prokuroria Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ka kryer verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit A.M.
Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.
Pëe rrjedhojë është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata, si e bazuar në ligj dhe prova.
Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhërit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,
- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .
- Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.
- Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.
- Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.
- Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m
- Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.
- Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.
- Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.
- Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.
- Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.
- Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.
- Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.
- Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.
- Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.
- Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.
- Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.
- Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.
- Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.
- Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.
- Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.
Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros.
Gjithashtu është ushtruar kontroll i banesës dhe ambienteve të personave të cilët janë objet i hetimit.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
- Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.
- Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.
Në total vlera e pasurive/aseteve të sekuestruara për llogari të procedimit pasuror dhe atij penal, shkon në vlerën rreth 1.8 milion euro./vizionplus.tv