Letra e kërcënimini në adresën e gjyqtares Arnisa Këlliçi ka rezultuar se është një sajesë e shkruar nga vetë gjyqtarja. Ishte ekspertiza ajo që vërtetoi se letra që përmbante mesazhe kërcënuese ishte shkruar nga Arnisa Këlliçi, e cila kërkoi mbrojtjen e autoriteteve dhe akuzoi prokurorë dhe kolegë të tjerë si autorë të kërcënimit.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se para pak minutash gjyqtares Arnisa Këlliçi i është komunikuar akuza e deklarimit të rremë.

“Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës.

Në kërkesën që vetë magjistratja i kishte nisur KLGJ, thuhet:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të dëshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.”

Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.

Gjykata e Tiranës fillimisht caktoi mbrojtje për tre muaj për gjyqtaren, por pas hetimeve rezultoi se ishte vetë ajo që kishte shkruar letrën/vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";