Prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marrë një sërë masash administrative përgjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Me anë të njoftimi Prokuroria e Përgjithëshme ka bërë të ditur se përgjatë periudhës 23-26 prill prokuroritë kanë raportuar disa vepra penale që prekin zgjedhjet.

Sipas Prokurorit të përgjithshëm për veprën penale “Pengim i subjekteve zgjedhore ka pasur dy kallëzime apo referime ndërsa për veprën penale “Shkelje e fshehtësisë së votimit” ka pasur dy kallëzime, të cilat janë regjistruar kryesisht. Bëhet e ditur se ka patur 3 kallëzime dhe një material kallëzues për veprën penale “Korrupsion aktiv për zgjdhje” dhe një vepër penale për “pengim të zgjedhësit”.

Për veprën penale “Përdorim i funksioni publik” janë regjistruar 11 kallëzime dhe po kaq janë regjistruar për veprën “Shpërdorim detyre në lidhje për aktet ligjore për zgjedhje “ .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria e përgjithëshme bën te ditur se janë regjistruar 8 procedime penale dhe 18 materiale kallëzuese janë në fazën e hetimit paraprak.