Gjykata e Lartë vendos rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua nga Policia e Tiranës me urdhër të Gjykatës për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Hagë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa sot Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Apelit dhe Dritan Goxhaj nuk do përballet me akuzat e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë.