Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, ish-polici i përfshirë në botën e krimit.

Prokuroria e Lezhës nuk ka pranuar vendimin për dënimin me 2 vite e 10 muaj burg.

I njohur si personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i Operacionales gjithashtu ka kërkuar pafajësi duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë.

Ish-oficeri i operacionales ishte dënuar me dy vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës dhe Gjykata e Apelit, pasi u arrestua sepse kishte rolin e shoferit apo shoqëruesit të “Mbretit të lojërave të fatit”, Ervis Martinaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";