Prokurorët e Strukturës Antikorrupsion kërkojnë që mandati i tyre mos jetë i kufizuar.
Kërkesa për zgjatjen e mandatit me firmat e të gjithë prokurorëve të SPAK i është dërguar, Kuvendit, komisionit të ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerkane.
Prokurorët kërkojnë mandat të pakufizuar duke argumentuar, se do jenë më të sigurtë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe nuk do e kenë frikën e kërcënimit pasi ti përfundojë mandati.
Sipas Kushtetutës, prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
Advertisement