Profesionet e lira në Kushtetuese, Tabaku: Qeveria u ka vendosur një taksim të padrejtë 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Profesionet e lira në Kushtetuese, Tabaku: Qeveria u ka vendosur një taksim të padrejtë 

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot ankimimin e Partisë Demokratike, Dhomës së Avokatisë dhe Shoqatave të Kontabilistëve kundër vendosjes së tatimit mbi fitimin për profesionet e lira. Opozita dhe përfaqësuesit e profesioneve të lira janë bashkuar kundër ndryshimit  të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” duke i kërkuar gjykatës shpalljen antikushtetues të tij.

“Ligji i tatimeve në këto 10 vite është ndryshuar 23 herë që do të thotë 2.3 herë në vit për çdo vit duke krijuar një pasiguri juridike nga një anë dhe nga ana tjetër  duke krijuar një trajtim prefercial për një pakicë që  është duke u përjashtuar nga taksat. Favore fiskale po i jepen  grupeve që nuk përbëjnë shumicën ndërkohë që 169 profesione të lira po paguajnë një tatim të padrejtë”, tha Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit.

Tabaku renditi argumentet pse ky ligj bie ndesh me kushtetutën, duke shpresuar se gjykata do ti japë të drejtë opozitës

“Ne para gjykatës provuam që ky ligj është antikushtetues që cenon lirinë juridike dhe që ka një trajtim prefercial për disa biznese, që cenon lirinë ekonomike dhe nga ana tjetër  treguam që efektet mbi bizneset janë pothuajse shkatërruese duke rezultuar 11 mijë biznese që janë mbyllur dhe efekt boomerang e rritjes së çmimeve”, shtoi Tabaku.

Advertisement

Prej 1 janarit të këtij viti profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime me rreth 26 lloje aktivitetesh, të ndara këto në 169 profesione, nuk trajtohen më si biznese të vogla me 0% tatim, por janë pjesë e taksimit me fasha.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy