Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një emër i cili sipas tij është propozim ti PS për President të Republikës.

 

Berisha tha se sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 të sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

“Si mund ta karakterizojmë këtë proces nëse javën e kaluar folëm me fakte të pakundërshtueshme se Kongresi i PS-së ishte më i ngjashëm se çdo tjetër me një kongres të Cosa-Nostra-s, unë mund t’ju them se procesi i zgjedhjes së Presidentit nga një proces dinjitoz që duhet të jetë, është shndërruar në një proces tipik të Cosa-Nostra-s. Edi Rama për të zgjedhur Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Po t’u pyes unë juve se cili ka dalë nga zarfat sekretë emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër ju? ua them unë. Nuk keni dëgjuar. Sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 të sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Po çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. prandaj i them unë zgjedhje si Cosa-Nostra. prisni tani kur të vijnë e-mailet e shoqërisë civile. Unë nuk po ua avancoj emrin, pro do ua them javës tjetër”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";