Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton bizneset se kanë afat deri në fund të dhjetorit për të mbyllur procesin e fiskalizimit.

Tatimet bënë një bilanc të ecurisë së deritanishme të procesit. Nga 1 janari, numri i tatimpaguesve të fiskalizuar që kanë lëshuar fatura në total është 49,839. Nga kjo shifër, fatura nё total tё lёshuara nga biznesi i madh janë 18,081, ndërsa nga biznesi i vogёl, 31,374.

Kontabilistët dhe audituesit ligjorë ngrejnë shqetësimin se numri i bizneseve të fiskalizuara është shumë i ulët.
Ekspertët pohojnë se në këto kushte, realizimi i plotë i fiskalizimit jo vetëm që do të kërkojë kohë, por do të rrisë kostot e biznesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";