Edhe pse socialdemokratët fituan zgjedhjet në Gjermani, qasja ndaj “procesit të Berlinit” do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.
Kështu deklaroi ambasadori ambasadori Peter Zingraf, gjatë një vizite që zhvilloi në qytetin e Cerrikut.
Ai tha se qeveria e re do vazhdojë të mbështes nismën e kancelares Angela Merkel për integrimin e ballkanit perendimor.
PETER ZINGRAF – AMBASADOR I GJERMANISE NE TIRANE
AdvertisementUne besoj qe kancelarja Merkel gjate vizites qe fundit, qe ishte nje vizite pune, por edhe një vizite ndoshta lamtumire, e bëri mjaft të qartë që ballkani perendimor mbetet ne krye te agjendes. E njejta gje besoj se do jete dhe per pasuesin e saj.
Diplomati u shpreh optimist sa i takon çeljes së negociatave.
Gjatë vizitës në Cërrik, ambasadori pa nga afër pikën e re të grumbullimi të mbetjeve, investim ky i qeverisë Gjermane.