Përmirësohet situata e furnizimit me energji elektrike në dy njësitë administrative të Maliqit, Gorë e Moglicë. Ditën e sotme nga 35 fshatra të cilat prej ditësh nuk kishin energji, kanë mbetur vetëm 17 fshatra të cilat ende kanë probleme.

 

Pa energji në njësinë Gore është Babjen, Marjan, Mjaltas, Velcan, Selce, Senishte, Dolan, Tresove dhe Strelce. Ndërkohë në Moglice ende pa energji elektrike janë fshatrat Osoje, Gjinikas, Kodras, Protopape, Peshtan dhe Gopesh. Grupet e punës të OSHEE prej ditësh janë në terren për të riparuar difektet në shtyllat e tensionit të mesëm të cilat janë rrëzuar nga era e fortë dhe pesha e borës. Por të shumta janë edhe linjat e tensionit të ulët të cilat janë këputur në këto fshatra, falë edhe amortizimit të tyre ndër vite.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Terreni i thyer malor e bën edhe më të vështirë riparimin e difekteve. Burime pranë dy njësive administrative bëjnë të ditur se brenda dy ditësh pritet që të gjitha fshatrat të furnizohen me energji elektrike.