Prokuroria e Posaçme ka caktuar “detyrim paraqitje” dhe ndalim largimi jashtë vendit, për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”. SPAK e akuzon ish-liderin e PD për korrupsion pasiv,  parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

 

Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit, për po të njëjtën aferë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Socialisti Taulant Balla, nën cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS ka depozituar në nëntor të vitit 2020 një padi në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

SPAK duket se ka “kopsitur” hetimet duke lëshuar dhe urdhër arreste mbi këtë aferë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";