Ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli do merret në pyetje nga SPAK lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.
Ndërkohë, ditën e djeshme në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyete si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.
Advertisement
Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Kompleksi Partizani ka përfunduar në SPAK pas padisë që ka depozituar greu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ku akuzon kreun e PD Sali Berisha dhe familjarët e tij se kanë përfituar pronat shtetërore.
Advertisement