Gjykata e Posaçme pezullon për 1 vite procesin gjyqësor ‘Buka Sha’. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se vendimi për këtë çështje nuk mund të merrej pasi ish- numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj nuk ka marrë dijeni mbi procesin në ngarkim të tij.
Tjetër arsye pezullimi ishte edhe prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij, Henrik Ligori, e cila ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrin e nevojshëm për këtë gjykim.
Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me privatizimin e fabrikës “Buka sha”./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";