Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me parashikimin e Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri se në ditët që pasojnë do të ketë reshje të dendura dhe mesatare në të gjithë vendin.

Në një postim në mediat sociale Peleshi shprehet se reshjet që priten në ditët në vijim konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Megjithatë, njofton ai, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

“Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura. Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t’u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.”

Gjithashtu, Peleshi u bën thirrje bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve ndërsa shton se situata e reshjeve do të zgjasë deri më 12 tetor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";