Shpërndarja e një formulari në kopshte ku Mami dhe Babi vendosen në kllapa dhe përcaktimi i parë bëhet me Prindi 1 dhe Prindi 2, ka bërë bashkë përfaqësues të shoqërisë civile dhe vecanërisht komunitetet fetare.
Alarmi u dha një ditë më parë nga Pastori Akil Pano.
Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.
I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.