Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha ka prezantuar sot kandidaturën për primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës.

 

Hoxha do të jetë në garën e 4 Dhjetorit përballë një tjetër ish figure të lartë që vjen nga radhët e Policisë së Shtetit, Asllan Dogjani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në konferencën për shtyp ku prezantoi kandidaturën, Hoxha tha se në këtë garë nuk do të ketë të fituar dhe të humbur dhe nëse ai nuk zgjidhet kandidat i PD-së, do t’i japë dorën fituesit.

 

Deklarata e Hoxhës:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë jam Arjan Hoxha dhe kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë Kamëz.

 

Ky vendim nuk ka qenë i thjeshtë dhe as i rastësishëm. E kam marrë këtë vendim me qëllimin që së bashku me të gjithë demokratët, pa përjashtim, t’ua kthej bashkinë e marrë peng nga Edi Rama dhe Rakip Suli qytetarëve të Kamzës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, më shumë se kushdo tjetër, janë dëshmitarë të trajtimit diskriminues, tallës dhe poshtërues që iu është bërë nga qeveria e Edi Ramës për të vetmen arsye se ata kanë qenë kurdoherë besnik ndaj të djathtës dhe Partisë Demokratike.

 

Diskriminimi ndaj këtyre banorëve mund të vërehej lehtësisht në deklaratat e mbushura me mllef dhe fyerje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, në mungesën e investimeve në punësim, shëndetësi dhe arsim, në heqjen padrejtësisht nga puna dhe skemat e mbështetjes sociale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sikur kjo sjellje e pushtetit qëndror ndaj banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit të mos mjaftonte, ardhja e Rakip Sulit në krye të Bashkisë Kamëz me vetëm 6% të pjesëmarrësve në zgjedhje, do ta vështirësonte edhe më shumë jetën për banorët e Kamëz dhe Paskuqanit. Sot, të gjithë janë dëshmitarë të aferave korruptive, abuzimeve dhe veprimeve arbitrare të Rakip Sulit dhe administratës së tij.

 

Por, në 14 Maj, pushteti lokal i Edi Ramës dhe Rakip Sulit në Kamëz dhe Paskuqan merr fund.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë pas përfundimit të proçesit historik të primareve në 4 Dhjetor, kandidati zyrtar i Partisë Demokratike dhe ekipi i tij do të fillojnë punë për ndërtimin e një platforme fituese që ofron zgjidhje dhe mundësi zhvillimi për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit, pavarësisht bindjeve të tij politike.

 

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur vendosa t’i bashkohem lëvizjes reformuese dhe rithemeluese të Dr. Berishës, e bëra me bindje të plotë se vota dhe vullneti i anëtarëve duhet të jetë në thelb të një partie politike. Veçanërisht një partie politike që solli idene e pluralizmit dhe votës së lirë në Shqipëri. Me këtë bindje, garova edhe në zgjedhjet për kryetar të PD-së Kamëz dhe me votëbesimin tuaj masiv, ia dolëm.

 

Nga dita e parë që jam zgjedhur në drejtimin e PD-së Kamëz, e kam ndjerë peshën e përgjegjësisë së këtij pozicioni. Prandaj, së bashku me ekipin drejtues të degës i jemi vënë punës për të takuar çdo demokrat, për ta falënderuar për kontributin e tij, për të dëgjuar idetë dhe për ta ftuar që të vazhdojë kontributin brenda familjes tonë politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pikërisht këto takime e biseda, më kanë nxitur dhe inspiruar që të përfshihem në garën e brendshme të primareve për kandidat për Bashkinë Kamëz. Unë besoj fort se primaret janë manifestimi më i bukur i demokracisë dhe votës së lire.

 

Ekipi im dhe unë kemi punuar fort gjatë kësaj kohe për bashkimin e demokratëve në Kamëz dhe Paskuqan, e në një masë të madhe, besoj se ia kemi dalë. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin tim do t’i shumëfishoj takimet dhe kontaktet me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, në mënyrë që në zgjedhjet e 14 Majit të jemi të gjithë bashkë për të festuar clirimin e Bashkisë Kamëz nga pengmarrja e Edi Ramës dhe Rakip Sulit, e kthimin e saj qytetarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët e Valiasit, Zallmnerit, Bulceshit, Bathores, Laknasit, Frutikulturës, Paskuqanit dhe Babrrusë meritojnë më shumë dhe ne demokratët jemi më të gatshëm se kurdoherë, të punojmë me ta dhe për ta, për më mirë e më shumë.

 

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një garë të brendshme nuk ka humbës dhe fitues. Prandaj, unë dua t’iu garantoj sot se kushdoqoftë fituesi i këtyre zgjedhjeve, qofsha unë apo miqtë e mi që kanë shprehur dëshirën për kandidim, unë do t’iu shtrij dorën e bashkëpunimit dhe do t’i përfshij në ekipin tim ose do të jem pjesë e ekipit të tyre për realizimin e misionit të përbashkët që është clirimi i Bashkisë Kamëz nga pushteti korruptiv dhe i paligjshëm i Edi Ramës dhe Rakip Sulit, dhe kthimi i bashkisë tek qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit.