Kandidati i primareve për Tiranën, Belind Këlliçi, votoi sot në selinë e PD.
Pas votimit, Këlliçi ka përcjellë edhe mesazhin për të gjithë qytetarët duke thënë se sot është dita kur ata duhet të votojnë kundër regjimit.
Gjithashtu u shpreh se beteja e përbashkët e demokratëve është 14 maji, dita e zgjedhjeve vendore.
Sot sipas Këlliçit është festë e demokracisë.
“Është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët sot.Procesi i primarëve është një risi jo vetëm për PD-në, por për politikën shqiptare.
Sot demokratët, anëtarët dhe simpatizantët kanë marrë fuqi më shumë se kurrë për të vendosur kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale.Sot është festë e demokracisë. Ky është një proces që forcon PD-në.Unë u uroj të gjithë kandidatëve sukses.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Beteja jonë e përbashkët e të gjithë demokratëve është 14 maji, datë në të cilën çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër një regjimi.
Këto katër vitet e fundit kemi humbur çdo kontakt me qytetin në pushtetin lokal. Ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te qytetarët”, tha Këlliçi.