Prifti shqiptar i prekuri i parë në Greqi me mutacionin afrikan të covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prifti shqiptar i prekuri i parë në Greqi me mutacionin afrikan të covid

I sëmuri i parë me mutacionin afrikan të covid në Greqi është një prift shqiptar 36 vjeç.

Sipas mediave vendase, ai ka pas qenë në të kaluarën i prekur me covid dhe në vazhdim kishte dalë negativ.

Sipas informacioneve të para,dhjaku është ndihmësi i mitropolitit të Kordelios në Selanik,dhe deri në këtë moment po e kalon virozën pa simptoma të rënda.

Autoritet thonë se ende nuk kanë një version sesi dhjaku është prekur nga mutacioni afrikanojugor i covid,dhe sa persona mund të jenë  infektuar prej tij.

Advertisement

Deri tani raportohet edhe se edhe një tjetër dhjak,edhe ai ndihmës i mitropolitit të Kordelios,besohet se është infektuar prej të njëjtit mutacion të covid,ndërkohë që po pritet konfirmimi i testeve të bëra gjatë ditës së dielë.

E sigurtë është që dhjaku me origjinë shqiptare nuk ka udhëtuar drejtë vendlindjes së tij gjatë muajve të fundit.

Mutacioni afrikanojugor vlerësohet se është më i rrezikshmi ndër mutacionet e covid,por në çdo rast,veprimi i vaksinave dhe i terapive mjekësore,ka efekte edhe në këtë variant të virusit!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy