Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka takuar patriarkun e ri të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije dhe ka komentuar deklarimet edhe nga Parlamenti Evropian se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, Vuçiç ka thënë se dialogu do të vazhdoj nën përkujdesin e BE-së. Por, i vetëdijshëm se tani disa vende të BE-së ndajnë qëndrimet e tyre me Uashingtonin.

“Mjafton të lexoni urimin neve dhe urimin për Prishtinën të presidentit të Shteteve të Bashkuara që ta kuptoni se në çfarë pozite jemi. Ne duam të ruajmë paqen, të flasim dhe shohim çfarë janë interesat e tyre, edhe me SHBA të flasim. 

Dialogu do të vazhdoj nën kujdesin e BE-së, përkatësisht nën patronatin e Mirosllav Llajcak. Por, të themi që është e lehtë nuk do të jetë. 

Por, mund të shtoj edhe një gjë nëse ata mendojnë se ne lehtë do të heqim dorë prej asaj që ne mendojmë se është  jona dhe ata mendojnë se nuk është, përgjigja ime është jeni mashtruar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vuçiç ka theksuar se e ka njoftuar edhe patriarkun lidhur me çështjen e Kosovës pasi i duhet koordinimi me kishën në mënyrë që Serbia të jetë më e fuqishme.

“Kemi jo vetëm një mirëkuptim të madh, por edhe pajtueshmëri për çështjen e Kosovës dhe unë i jam falenderues Shenjtësisë së Tij që ka pasur durim të më dëgjojë”. 

Vuçiç ka akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, si të përfshirë në inskenimin e rrahjes së djalit të politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashiç, të cilin e ka quajtur inskenim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";