“Presim fluks të lartë turistësh”/ Rama: Deri në 1 qershor bregdeti do jetë i pastruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Presim fluks të lartë turistësh”/ Rama: Deri në 1 qershor bregdeti do jetë i pastruar

Aksioni kombëtar për pastrimin e mjedisit është shtrirë përgjatë gjithë bregdetit. Teksa inspektoi në Durrës punën që po bëhet në terren, kryeministri Edi Rama kërkoi që të gjithë të kontribuojnë në pastrimin e zonave turistike. Shefi i qeverisë u shpreh i sigurt se ky sezon do të ketë fluksin më të madh të turistëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I VENDIT

Advertisement

“Mjedisi i pastër që do gjejnë ata që do vijnë do ketë ndikimin e vet. Sezoni do jetë me fluksin më të madh të turistëve dhe me nivelin më të lartë të konsumit. Përveçse ekonomi dhe të ardhura të rritura, edhe më shumë mbetje ndaj dhe është obligimi ynë të bëjmë maksimumin.”

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se 90 mjete pastruese dhe rreth 750 forca të ushtrisë janë në terren.

 

Advertisement

Peleshi theksoi faktin se Shqipëria  ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit.

 

Kryeministri Rama premtoi se ky do të jetë sezoni më i pastër. Ai theksoi  se pastrimi do të vazhdojë edhe pas sezonit, pasi në këtë mandat është në fokus të veçantë mjedisi dhe mbrojtja e tij.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy