Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis janë vaksinuar ditën e sotme në spitalin “Evangelismos”.

Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Mitsotakis iu injektua vaksina pak para orës 14:30 në spitalin Attikon, ndërsa përpara tij u vaksinua një infermiere, një 88-vjeçar dhe Presidenti i Republikës.

Specialisti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras ishte i pranishëm gjatë vaksinimit të kryeministrit , ndërsa priste edhe radhën e tij.

Mitsotakis e përshkroi procedurën si “plotësisht pa dhimbje” , pasi përfundoi administrimi i dozës së parë të vaksinës,  ndërsa uroi një “fillim të mbarë” për stafin mjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri, në një deklaratë, pas vaksinimit të tij, theksoi se “sot është një ditë e madhe për shkencën dhe për Bashkimin Evropian, “që menaxhoi dhe dorëzoi vaksinën në të njëjtën ditë në të gjitha vendet evropiane, duke vënë në praktikë solidaritetit evropian »

“Sot, të gjithë grekët janë duke buzëqeshur nën maskat, pasi në vendin tonë fillon detyra e vështirë e vaksinimit masiv, dhe si një udhëheqje politike sot japim shembullin se vaksina është e sigurt dhe efektive “- tha kryeministri grek.