ENKELEJD MEMA
GAZETARE-VIZION PLUS
Pas një orë e gjysmë diskutime, mazhoranca dhe opozita arrijnë dakordësinë. Të drejtën për të propozuar emrat për kandidatë për presidentin për raundin e dytë dhe të tretë do ta ketë vetëm opozita.
Advertisement
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS
AdvertisementBëjeni si ta doni ju. Një pro, një kundër, miratohet.
Me këtë vendim Partia Socialiste tërhiqet nga qëndrimi i saj për të propozuar emra për presidentë duke ia lënë ekskluzivitetin opozitës deri në raundin e tretë.
ENKELEJD ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PD
Kur të bëhesh krytar kuvendi, mund ta bësh këtë punë edhe pse ke qejf ta bësh. Po, por ki parasysh edhe një gjë. Çdo shkelje siç e ke lexuar në dokument i këtyre rregullave është shkelej e marrëveshjes. Ok-ej, u vendos.
Advertisement
Deri pasditen e së dielës, kur është afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për president, tre grupet parlamentare të opozitës kanë katër ditë kohë së pari për të negociuar mes njëri tjetrit për emrat dhe më pas për t’u ulur në tryezë me socialistët.
Sipas marrëveshjes nga katër propozimet e opozitës parlamentare, mazhoranca përzgjedh dy dhe më pas një komision bipartizan vendos për një kandidaturë. Me përcaktimin e emrit, mes vetes grupet parlamentare ai i Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës duhet të bëjnë 20 firma për ta çuar për votim në parlament.
DAMIAN GJIKNURI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS
Të bëjmë negociata mbi katër emra. Na vini në provë për sinqeritetin e bashkëpunimit. Negociatat, fuqia e liderit dhe atij që do të bëhet lider të ulet, të dialogojë dhe të mos ketë frikë se përmes asaj transparence do të mbulojë paaftësinë e vendimarrjes së tij.
Advertisement
Dakordësia mes socialistëve dhe demokratëve shkon deri këtu, te shkuarja në raundin e dytë me një emër për pasuesin e Ilir Metës. Vota e fshehtë e 23 majit do të vërtetojë nëse emri i propozuar gëzon edhe mbështetjen e shumicës.
FATMIR MEDIU
AdvertisementKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR “ALEANCA PER NDRYSHIM”
Djalli (i referohet mazhorancë), engjëjt (i referohet opozitës). Me djallin o ndeshesh ose largohesh prej tij. Në qoftë se pret të bësha marrëvehje me djallin do të thotë që je gabim. Nëqoftëse mazhoranca nuk pranon kandidatura me autoritet që përfaqësojnë denjësisht institucionin e presidentit përgjegjësia morale dhe përballë opinionit publik është e tyre. Transparenca me opinonin publik është e jona.
AGRON DUKA
AdvertisementDEPUTET
Ajo pjesa që thuhet, neve bëjmë 84 për mua nuk shkon. 84 edhe unë e bëj personalisht. A keni 76 ju andej dhe 7, po sa i bie, se mos bëj gabim në matematikë..(të qeshura)…tetë veta edhe unë i bëj, po ta garantoj që i bëj edhe unë.
TAULANT BALLA
AdvertisementKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS
Nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne, thjesht na njoftoni kur, nëse doni të ecni vetëm me propozimin tuaj edhe kjo qëndron.
Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet në raundin e dytë edhe në të tretin që kërkon përsëri 84 vota, do të ndiqet i njëjti proces. Opozita propozon, mazhoranca përcakton me votë fatin e kandidatit për president.
Përtej të gjithë skenarëve nga ai për ta bërë procesin ku opozita e bëri detyrën e saj por ishin socialistët që votuan kundër e deri te ai i një marrëveshje të fshehtë që mes emrave të propozuar të jetë i dëshiruari i mazhorancës qeverisëse, kjo e fundit e zgjedh vetë presidentin. Me 71 votat e kërkuara në xhep, në raundin e katërt, brenda majit, vendi do të ketë presidentin e ri.