Brenda pak javëve Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin final për dy çështje të rëndësishme; e para shkarkimi i Ilir Metës nga posti i kryetarit të shtetit dhe e dyta vlefshmëria e zgjedhjeve lokale.
Të dyja këto vendime duket se nuk e shqetësojnë kryetarin e shtetit Ilir Meta, i cili nga Pogradeci ,ka shmangur komentet për shkarkimin e tij duke e cilësuar një lëvizje politike nga ana e mazhorancës socialiste
ILIR META
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";PRESIDENT I REPUBLIKES
“Nuk ekziston një çështje e tillë, ajo është një çështje politike, kështu që jam tepër i qetë për sjelljen e të tjerëve, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës dhe jam shumë krenar për të gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të kushtetutës.”
Vendimi i tjeter i gjyqtareve kushtetues pritet t’i japë fund debatit për zgjedhjet lokale ku opozita nuk mori pjese duke i lënë 60 bashki partisë socialiste. Për këtë çështje komisioni i Venecia do të japë opinionin e tij në 14 tetor dhe më pas do të shprehet gjykata. Kryetari i shtetit e ka bërë të qartë se pa u shprehur gjykata ai nuk do të dekretojë datën e zgjedhjeve për 5 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.
“Presim një vendim të gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore, pavarësisht se në vlerësimin tim kjo është një çështje shumë e qartë”.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka preferuar të shmangë komentet për debatet e brendshme në PD, edhe pse ka pasur një mesazh për klasën politike.
“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh dhe jam i sigurt që Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele, të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.”
Deri në 25 prill Presidenti i Republikës ka qenë një prej protagonistëve më aktivë në skenën politike shqiptare, por pas betejës zgjedhore ai ka zgjedhur një profil më të ulet publik.
PRESIDENTI “SHPERFILL” SHKARKIMIN