Presidenti Bajram Begaj, më 8 shtator, do të mirëpresë në ambientet e Presidencës homologun e tij italian, Sergio Mattarella.
Mattarella do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.
Advertisement
Pas takimit, mes dy Presidentëve dhe delegacioneve është parashikuar një deklaratë për median.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Advertisement