Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një konferencë me gazetarët procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Gjatë fjalës së tij Balla ka ftuar dhe qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të shprehin mendimin e tyre përmes propozimit të një emri të cilin do duan të jete presidenti i ri i vendit. Sipas Ballës, ky propozim duhet të bëhet ne email zyrtar të grupit parlamentar të PS.
Ndërkohë Balla ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës për konsultime të martën pasdite. Balla tha se pjese e konsultimeve do jetë PD, me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.
“Nesër në këtë sallë të grupit parlamentar ne do marrim propozimet e par me emra konkretë për kandidatë për President nga anëtarët e grupit parlamentar. Në një zarf të tillë cdo deputet i grupit parlamentar do ketë mundësinë të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë. Kjo është një prej pjesëve, më pas bashkë me listën dhe kolegun tjetër Damianin do vlerësojmë propozimet që vijnë nga brenda grupit parlamentar. Në të njëjtën kohë duam të nxisim dhe publikun të bëhet pjesë e këtij procesi ndaj në adresën zyrtare email të grupit tonë parlamentar do nxisnim publikun që të sjellin propozimet e tyre.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ky është një standart i ri për tu ndarë nga kulisat e vjetra të konsultimeve për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.
Dhe populli s’mund të përjashtohet nga e drejta për të sjellë propozime cdo qytetar i këtij vendi i lutur që në këtë adresë emaili, kemi zgjedhur komunikim zyrtar të sjellë propozimin e tij cili mendoj që ai duhet të jetë Presidenti.
E treta ka të bëjë me shoqërinë civile që të bëhet pjesë e konsultimeve. Në këtë sallë do ftojmë
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";E katërta janë konsultimet me grupet parlamentare të opozitës. Do i ftojmë grupet parlamentare e meqë koha është shumë e shkurtër do propozonim që në një takim të martën pasdite të tre kryetarët e grupeve parlamentare, Enkelejd Alibeaj, si kryetari i grupit më të madh të opozitës, të PD, Mesila Doda e Fatmir Mediu në një takim paraprak këtu në zyrat e Kuvendit me qëllim që të fillojmë të identifikojmë ose parimet kryesore të një dialogu konstruktiv mes katër grupeve parlamentare”, tha Balla.