Bullgaria vazhdon të këmbëngulë për veton ndaj Maqedonisë e Veriut, e cila po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenti bullgar Rumen Radev, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores deklaroi se qeveria e re nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj Shkupit.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tanë prapa kufirit”, deklaroi ai, pas marrjes së mandatit të dytë presidencial.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili shkruan në Facebook se kishte biseduar me Radev dhe se kishin rënë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vijonin me mirëkuptim bisedimet për të gjetur një zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Bullgaria vijon të mbajë peng fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, duke penalizuar edhe Tiranën për shkak se integrimi i dy vendeve është parashikuar në bllok.