Është gjetur Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti.
Lajmin e ka konfirmuar edhe mamaja e saj. Fillimisht ajo kishte ikur nga shtëpia ku jeton me familjen e saj më 12 Janar, por e gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit.
Advertisement
Ishin banorët ata që bënë denoncimin në polici duke thënë se kishin parë një vajzë që lëvizte vetëm. Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se kishin të bënin me 16-vjeçaren që ishte denoncuar e zhdukur.
Nëna e saj tha se vajza është larguar me një djalë me të cilin është në një lidhje por ata nuk kanë qenë dakord për shkak të moshës.
Advertisement