Një 36-vjecar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi qarkullonte me pistolete me vete.

Shtetasi me iniciale A.Ç., u ndalua për kontroll nga forcat “Shqiponja” në lagjen Nr.3, Sarandë.

Por ai ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.