“Porti i Durrësit, aferë mafioze”/ Berisha akuzon Ramën: Fali 1.5 mln metra katrorë tokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Porti i Durrësit, aferë mafioze”/ Berisha akuzon Ramën: Fali 1.5 mln metra katrorë tokë

Kreu i Partisë Demokratike akuzoi Edi Ramën se fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar portin të cilin berisha e pagëzon si “Dubai-Rama”.

 

Lideri demokrat e quan aferë mafioze, investimin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

 

Advertisement

Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë. Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar.

 

Berisha shtoi se dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë.

 

Advertisement

Kreu i PD tha se Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit, merr për vete 90%

 

Ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh kompaninë, pasi kompania është offshore dhe kjo ështe e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin prona të tilla të shqiptarëve.Kjo bëhet që Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafias botërore.Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual.Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit.Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy