Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e pikës fillestare dalëse shqiptare të Gazit. Investimi strategjik parashikohet t’i hapë rrugën e zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisement“Edhe procesi i nisur i ndërveprimit, për të siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm me një kompani të madhe amerikane, siç është “Exxon Mobil”, së bashku me “Accelerator Energy”, është një tregues kuptimplotë i faktit se TAP-i nuk është thjesht një rrugë kalimi e gazit për në anën tjetër të Adriatikut, por është një burim i sigurt i një zhvillimi ekonomik e social transformues për vendin në dekadën ku sapo kemi hyrë.”
Paralelisht me këtë investimin në zhvillim është puna për projektin e detajuar për tubacionin Fier–Vlorë, i cili do të lidhë gazsjellësin me TEC-in e Vlorës dhe me portën e re hyrëse që do të investohet nga kompania Exxon Mobile.